Lajme

Çka tha Bellingham për Messin para se ai ta fitonte Topin e Artë?

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 31 October 2023

Jude Bellingham është një nga futbollistët më të mirë në botë për momentin.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer në këtë fillim edicion me Real Madridin, duke shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e para.

Shumë nga njohësit e futbollit mendojnë se Bellingham do të jetë në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë vitin e ardhshëm.

-Advertisement-

Megjithatë për këtë vit, anglezi ka thënë se Messi e ka merituar ta fitonte Topin e Artë.

Para se të ndahej çmimi i madh, Bellingham tha se është viti i Kupës së Botës dhe se Messi e meritonte këtë çmim.

“Është viti i Kupës së Botës dhe Messi pati një Botëror fantastik. Ai e meriton Topin e Artë”, deklaroi Bellingham në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris.

Messi fitoi Topin e Artë, derisa mesfushori anglez i Real Madridit fitoi ‘Kopa Trophy’ apo si lojtari i ri më i mirë i vitit.

Kujtojmë që Bellingham është një adhurues i madh i Messit dhe anglezi i feston golat si ylli argjentinas kohë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera