Çka shkruan në deklaratën që pritet të miratohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 06 October 2021
Në deklaratën e cila pritet të miratohet sot në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e tij për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.
Sipas deklaratës, të cilën e ka parë REL, procesi i zgjerimit do të bazohet në reformat “kredibile nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe bazuar në parimet e meritave individuale”.
“Ne gjithashtu riktheksojmë rëndësinë që BE-ja të mbajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke u siguruar për kapacitetin e saj që të integrojë anëtarë të rinj”, përmendet mes tjerash në deklaratë.
Nga shtetet e Ballkanit, Mali i Zi dhe Serbia kanë avancuar më së shumti në rrugën drejt BE-së, ndërkaq, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim, pasi Bullgaria ka vendosur veto, për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar sa i përket identitetit, historisë dhe gjuhës maqedonase.
Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten të fundit, ku ende nuk kanë bërë hapa drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Në rastin e Kosovës, janë edhe pesë shtete të BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe BE-ja mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.
Në këtë dokument termi “partnerë” u referohet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratë po ashtu thuhet se këto shtete duhet të ndërmarrin një sërë reformash dhe ritheksohet zotimi i këtyre shteteve për demokraci, respektim të të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë, barazisë gjinore dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
Në të theksohet po ashtu se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kritik për rajonin.
“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd (v.j. Mirosllav Lajçak) dhe presim përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit dhe për t’u siguruar se ata mund të vazhdojnë në rrugët e tyre respektive drejt BE-së”, përmendet në deklaratë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011, thuhet se ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
Në deklaratë përmenden edhe sfidat e sigurisë me të cilat përballen BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, siç janë kërcënimet hibride, dezinformatat, krimi i organizuar, radikalizmi e të tjera, ku kërkohet bashkëpunimi më i ngushtë.
Menaxhimi i migrimit po ashtu përmendet si një sfidë e përbashkët ku me theks të veçantë potencohet “situata serioze në Afganistan”.
“BE-ja do të punojë me të gjithë partnerët, përfshirë ata të Ballkanit Perëndimor për t’iu përgjigjur sfidave dhe për të koodinuar përgjigjen e përbashkët”, është theksuar në deklaratë, kur bëhet fjalë për Afganistanin.
Samiti në Brdo orgnizohet nga presidenca sllovene e BE-së. Ky samit është pjesë e strategjisë së BE-së për angazhim me Ballkanin Perëndimor që është në linjë me Agjendën Strategjike 2019-2024 dhe mbahet pas Samitit të Sofjes më 2020 dhe atij të Zagrebit, që u mbajt përmes video-konferencës për shkak të pandemisë COVID-19.
Të tjera
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...