Lajme

Çka presin qytetarët e Leposaviqit nga zgjedhjet e kësaj të diele

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 October 2021

Procesi i votimit ka filluar në rregull edhe në Leposaviq.

Në garë për të parin e Komunës së Leposaviqit janë dy kandidatë, Zoran Todiç i Listës Serbe dhe Shaqir Hetemi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në këtë komunë janë 25 vendvotime me 18 qendra votimit. Të drejtë vote kanë 12 mijë e 707 qytetarë.

-Advertisement-

Qytetarët do të votojnë për të parin e komunës në të cilën ata jetojnë.

Një qytetare e cila hedhi votën e saj tha se presin ndryshim e ku presin të përfshihen më shuëm të rinjtë.

“Të përfshihen të rinjtë më shumë, më shumë të besojnë, ja kjo që ata të besojnë”, tha ajo.

Qytetari tjetër shpreson që udhëheqja e ardhshme të krijojë paqe.

“Ndoshta do të përpiqen të jetë më mirë dhe të mos ketë konflikte”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera