Lajme

Çka po paralajmëron anëtari i VV-së, “Akrepat e orës janë kthyer prapa… tak, tik, tak…”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 12 December 2019

Pavarësisht takimeve të liderëve, ujdia nuk po arrihet asesi.

Zgjedhjet janë certifikuar, dihet fituesi e votat e secilit, por, dy partitë e para, Vetëvendosje e LDK, nuk gjetën ende gjuhë të përbashkët për koalicion e të formojnë Qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Problem po del të jetë posti i Presidentit, por edhe ai i ministrit të Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

E marrëveshja nuk erdhi edhe pas takimit të mbrëmshëm të datës 11 Dhjetor mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Isa Mustafës së LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, kandidati i partisë së Kurtit për deputet, Visar Korenica, ka bërë një paralajmërim në rrjetin e tij social në Facebook.

“Akrepat e ores jane kthyer parapa… tak, tik, tak…”, ka shkruar Korenica.

E këtij paralajmërimi, i ka paraprirë një ide për zgjedhjen e problemit të postit të Presidentit, shkruan gazeta inFokus.

“E vetmja levizje e mencur e dy paleve LVV dhe LDK per President, do te ishte nese do te pajtoheshin qe Presidenti te zgjidhet direkt nga vota e popullit e jo permes pazareve politike, keshtu duke bere ndryshime kushtetuese dhe bashke me kete dhe ndryshimin e ligjit per zgjedhjet”, ka shkruar Korenica./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera