Lajme

Çka po paralajmëron Ambasadori i ri i SHBA-së: Mezi pres të vij në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 20 November 2021

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas një urimi që i ka bërë ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se mezi pret të kthehet në Prishtinë për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Faleminderit! Mezi pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës”, është shprehur Hovenier.

Kujtojmë se dje Hovenier është konfirmuar nga Senati si ambasador i SHBA-së në Kosovë i cili u nominua në këtë pozitë nga vet presidenti Joe Biden.

-Advertisement-

Ndërsa, ish ambasadori Philip Kossnet është larguar nga Kosova disa muaj më herët kurse vendin e tij e ka mbajtur Nick Giacobbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera