Lajme

Çka po ndodhë në Tiranë kështu, blindohet edhe kryeministria

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 07 January 2022

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste nesër para selisë së Partisë Demokratike.

Tubimi i parashikuar për të shtunën në orën 12:00 ka si synim marrjen e zyrave të selisë së PD-së, pas shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar nga Këshilli Kombëtar, i thirrur me nënshkrimet e Sali Berishës.

Ndërsa dyert e selisë së PD-së janë blinduar me struktura metalike prej disa ditësh, një gjë e tillë ka ndodhur edhe me hyrjen kryesore të kryeministrisë, mbrëmjen e së premtes.

-Advertisement-

Pamje nga kryeministria tregojnë se janë vendosur mbrojtëse metalike në hyrjen përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndonëse nuk është lajmëruar një marshim drejt kryeministrisë, autoritetet duket se i druhen një skenari të tillë, shkruan Euronews.al.

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një reagim për protestën, iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin çdo tubim.

Në një dalje për mediat para selisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për protestë paqësore, duke shtuar se gjatë ditës së shtunë do të merret në dorëzim selia e PD-së.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për media, tha se protesta e thirrur nga Berisha është kundër demokratëve dhe SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera