Çka po ndodhë në Kushtetuese me Ligjin e Pagave?
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 17 April 2023
Gjykata Kushtetuese është duke proceduar kërkesën e Avokatit të popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat. Nga kushtetuesja thonë se nuk kanë afat të caktuar për vendimmarrje, por se këtë rast do ta trajtojnë me përkushtimin më të lartë. Nga shoqëria civile thonë se bazuar në standardet ndërkombatare e kushtetuese, Ligji i Pagave mund të shpallet antikushtetues.
Pas 104 ankesave të pranuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik, Avokati i Popullit dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që kishte hyrë në fuqi më 5 shkurt 2023.
Radio Kosova ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se a ka filluar trajtimi i këtij rasti dhe kur (më së largu) mund të merret vendim për këtë çështje?
“Kjo kërkesë aktualisht është duke u proceduar. Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast. Si çdo kërkesë tjetër të parashtruar nga institucionet, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim nga Gjykata Kushtetues.
E në kërkesën për interpretimin e kushtetuetshmërisë së ligjit të kontestuar, të cilën Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuesë me 7 prill, ka theksuar se ankesat e palëve kanë të bëjnë me ulje pagash, heqje shtesash apo trajtim joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Në shenj pakënaqësie me Ligjin e Pagave, ankesë tek Avokati i Popullit kishte dërguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, shpalosë për Radio Kosovën kërkesat që kanë.
“Kërkesat për ligjin e pagave kanë qenë shtesa e rrezikshmërisë për zyrtarët policor të uniformuar, shtesat tjera për orë jashtë orarit të punës gjatë vikendeve dhe ditëve të festave. Mandej kërkesë tjetër ka qenë që ne të kemi koeficient të barabart me FSK-në, sepse jemi dy institucione të sigurisë, dhe sipas ligjit ata tash kanë po thuajse dy koeficientë më shumë se sa ne në Polici”, tha ai.
Zeqiri thotë se duke mos dashur të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese, beson se kërkesat e tyre janë të pranueshme.
Juristi Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se është lajm i mirë procedimi për vlerësimin kushtetues i Ligjit për pagat. Sipas tij, ky ligj mund të shpallet jokushtetues.
“Ajo çfarë mund të themi për këtë rast është se bazuar në standardet ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe standardet që i ka përcaktuar vet gjykata, në rastin e trajtimit të ligjit të kaluar për pagat, edhe ky ligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Por, jo domosdoshmërishtë Gjykata Kushtetuese mund ta anulojë gjithë ligjin për paga. Nëse gjen shkelje të caktuara, mund të vendos të anulojë vetëm dispozita të caktuara e jo në tërësi”, tha ai.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...