Lajme

Çka po ndodh? Rusia gjatë sulmimit të Ukrainës, ia bombardon anijen Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 24 February 2022

Turqia ka raportuar se një nga anijet e saj ishte goditur nga një ‘bombë’ në brigjet e Odessa në Ukrainë, ku po zhvillohen luftimet.

Turqia është anëtare e NATO-s, mirëpo nuk ka treguar se a ka ndërmarrë diçka në raport me këtë, raporton Daily Mail, shkruan lajmi.net.

Odessa është pjesë e rajonit jugor të Ukrainës, ku edhe po zhvillohen luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse.

-Advertisement-

Deri më tani nuk ka pasur ende ndonjë deklarim zyrtar as të presidentit turk, e as të ndonjë diplomati turk lidhur me rastin e anijës.

Ukraina gjatë ditës i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse, ka bërë të ditur ambasadori i Kievit në Ankara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera