Lajme

Çka po ndodh në Ferizaj, Agim Aliu vendos standard të ri me fushatë kreative digjitale

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 10 October 2021

Qysh në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, ekipi zgjedhor i Kryetarit Agim Aliu ka lansuar informacionet se kjo fushatë zgjedhore do të zhvillohet tërësisht në formë digjitale, diktuar kjo nga gjendja pandemike dhe politikat programore të kandidatit për këto zgjedhje.

Së fundi është lansuar edhe poster i koduar, ku qytetarët e interesuar mund ta skanojnë kodin që gjendet në poster, ku përmes saj do të kenë në telefonin e tyre të mençur, platformën qeverisëse të Kryetarit Agim Aliu. Kjo sipas ekipit zgjedhor të Kryetarit Aliu po bëhet për tri qëllime:

Së pari për të shmangur shpërndarjen e materialeve në kopje fizike çka rrit mundësinë për shpërndarjen e infeksionit COVID-19 tek qytetarët;

-Advertisement-

Së dyti, për të mbrojtur mjedisin, ngaqë edhe në politikat programore të Kryetarit Aliu theksohet qasja që ka ky i fundit për mbrojtjen e mjedisit;

Së treti, është standard i ri ky në të bërit fushatë, qasja që po e zbaton kryetari Aliu, që duke operuar në formë digjitale, po krijon mundësi kreative për qasjen e qytetarëve në programin e tij zgjedhor.

Të gjitha këto veprime kanë mbi të gjitha një synim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, andaj si nismë meriton të duartrokitet.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera