Lajme

Çka po ndodh me Hashim Thaçin: Ja çka thotë tani për shkëmbimin e territoreve

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 01 March 2019

Presidenti i Kosovës duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij për korrigjimin e kufijve.

Në samitin e diasporës të organizuar në Tiranë, ai ka thënë se korrigjimi kurrë nuk do të ndodhë, shkruan Gazeta inFokus.

Madje Thaçi është shprehur ashpër ndaj atyre që e duan këtë që.

-Advertisement-

Ata që flasin sot, sipas Thaçit janë ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milloshevicin, e të cilët siç tha ai vetë i ka dëbuar nga Kosova.

 

 

Ajo që dua ta theksojë është që shkëmbimi i territoreve është Pazar dhe askush nuk do të lejojmë që të bëjë Pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenojë kush një milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Askush nuk do të mund ta cenojë as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milloshevicin, janë miqtë e Radijociqit të cilët i kam dëbuar nga Kosova”, ka thënë Thaçi në këtë organizim.

Kujtojmë që ideja për shkëmbim territoresh është përmendur shumë herë nga Thaçi.

Madje, deri vonë ai ka qenë shumë insistues në këtë qëndrim. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera