Fokus

Çka po fsheh Agim Veliu?

Autori: Halil Berisha 15:07 | 06 August 2020

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetëror.

Në mesin e tyre në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, publikimi i pasurisë është bërë edhe për Agim Veliun, shkruan gazeta Infokus.

Por, pavarësisht kësaj, Veliu, ka fshehur vlerën e pasurisë së paluajtshme.

-Advertisement-

Ai ka treguar se ka 73 metra katrorë tokë të punuar, por nuk i ka publikuar vlerën, shkruan gazeta Infokus.

Njëjtë edhe ka treguar që ka shtëpi me oborr, por kësaj as nuk i ka treguar madhësinë, as prejardhjen e as vlerën se sa kushton.

Vlerë nuk ka treguar as për banesën prej 76 metrash katrorë, shkruan gazeta Infokus.

E njëjtë ka vepruar edhe për 10 ari truall.

Veprim të njëjtë duke fshehur vlerën e pasurisë Veliu kishte bërë edhe kur kishte deklaruar pasurinë në vitin e kaluar, në cilësinë e kryetarit të komunës së Podujevës.

Megjithatë, Veliu ka treguar se sa ka para nëpër banka.

Në NLB ka deklaruar se ka 11 mijë e 69 euro e 8 cent ndërsa në Raiffeisen Bank ka 5 mijë e 374 euro e 89 cent.

Veliu gjithashtu ka treguar se ka një kredi prej 25 mijë euro të cilën e ka marrë për blerjen e truallit, shkruan gazeta Infokus.

E tek të hyrat vjetore, 12 mijë e 420 euro e 72 cent i ka deklaruar si pagë nga Buxheti i Kosovës ndërsa 6 mijë nga Arvigrup./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera