Fokus

Çka po bën Bali Muharremaj për kulturën në Suharekë?

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 05 November 2018

Nga rreth 20 premtime që kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i kishte dhënë sa ishte kandidat për të parin e kësaj komune, katër prej tyre kishin të bënin me kulturën.

Megjithatë, tash kur janë bërë rreth një vit që fushata zgjedhore ka përfunduar, Muharremaj akoma nuk e ka përmbushur asnjë prej premtimeve të tij për kulturën.

Premtimi se do të bëhet ndërtimi i qendrës së kulturës brenda së cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal, akoma nuk ka nisur të përmbushet.

-Advertisement-

Në të njëjtën gjendje, ka mbetur edhe premtimi për hapjen e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës.

E kur me këto dy premtime, Muharremaj akoma nuk ka filluar të merret, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me dy premtimet e tjera.

Ai ka filluar të përkrahë projektet e teatrit, filmit, muzikës e artit.

Gjithashtu, kryetari i Suharekës ka nisur edhe restaurimin e disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë.

E kur bëhet fjalë për përmbushjen e të gjitha premtimeve të dhëna gjatë fushatës, Muharremaj ka përmbushur vetëm tre nga 20 premtimet e dhëna. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera