Lajme

Çka përmban udhëzuesi për komunikimin e partive me qytetarët gjatë zgjedhjeve?

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 30 May 2017

Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale (ASHMDHP,) në prag të fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit , ka nxjerrë Udhëzuesin për Subjektet Politike mbi Komunikimin me Qytetarët Gjatë Fushatës Zgjedhore.

Qëllimi i lansimit të këtij udhëzuesi është që të informojë subjektet politike rreth kritereve të komunikimit me qytetarë për qëllimë promovimi dhe fushata zgjedhore pa rënë ndesh me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale,Klan Kosova.

Përpos kësaj kjo agjenci po synon që të njoftojë qytetarët se mbrojtja e të dhënave personale dhe privatsisë është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj.

-Advertisement-

Drejtori për marëdhënie me publikun në këtë agjenci, Jeton Arifi ka thënë për Klan Kosovë me dije se  secilit subjekt politik apo kandidat do t`iu përcillet nëpërmjet postës elektronike ky udhëzues në mënyrë që t`i kenë të njohura rregullat se si ta zhvillojnë fushatën e ndërkohë ta ruajnë edhe privatësinë e qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera