Çka nënkupton “korrigjimi kozmetik i kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas diplomatit austriak?
Autori: Gazeta inFokus
09:27 | 12 Gusht 2018
Wolfgang Petritsch, ish i dërguar special i BE-së në Kosovës, dhe diplomat nga Austria, për zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përdor termin “korrigjim kozmetik i kufijve”.Por çfarë nënkupton ky term?
“Bëhet fjalë për korrigjime të vogla komzetike, që ndikojnë në një numër të vogël fshatrash në afërsi të Bujanocit dhe Mitrovicës”, thotë fillimisht diplomati austriak, transmeton lajmi.net.
Sipas Petritsch “korrigjimi kozmetik”përmes disa fshatrave, nuk do të ketë asnjë ndikim në vendet e tjera të rajonit, dhe për këtë arsye nuk mund të ketë frikë për konflikte të reja.
Madje ai propozon që BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja të nënshruajnë një deklaratë sipas së cilës “asnjë shtet tjetër as Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Shqipëria nuk kanë të drejt për marrëveshje të ngjashme”.
“Unë mendoj se është koha për të përfunduar një zgjidhje të pranueshme dhe të mbështetët nga serbët etnikë në Kosovë në të dy anët e lumit Ibër. Edhe pas korrigjimeve të vogla, Kosova dhe Serbia do të mbeten multientike dhe të drejta dhe përgjegjësi të barabarta. Unë kam mbrojtur gjithmonë kufijtë ekzistues, por në raste të rralla duhet të mendojmë dy herë”, tha diplomati austriak për Blicin serb.
“Kjo do të thotë që asnjë shtet tjetër nuk mund të mbështetet në marrëveshjen serbo-kosovare si një model për zgjidhjen e problemeve. Do të ishte shumë e rëndësishmë nënshkrimi i një deklarate që ky do të ishte korrigjimi i fundit. Në të kundërtën kjo do të ndihmonte në zgjidhje të ngjashme dhe konteste të izoluara në rajon si rasti me Kroacinë dhe Slloveninë”, thotë tutje Wolfgang Petritsch.
Sipas tij, zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbis është me rëndësi jetike për të dyja shtete.
“Vuçiqi e lidh karrierën e tij politike me zgjidhjen me Kosovën. Njëjtë si edhe Thaçi. Asgjë nuk do të ishte më e rëndësishme sesa popujt e ish-Jugosllavisë të jetojnë në mënyrë demokratike. Shpresoj se do ta shoh këtë të ndodhë gjatë jetës sime”, përfundon ai.
Ndryshe në lidhje me këtë temë diplomati austriak ka pasur disa replika edhe me Daniel Server, analist politike për temat e Ballkanit.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































