Sport

Çka ndodhi në ndeshjen mes PSG- Marseille ku u grushtuan lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 14 September 2020

Po zhvillohej xhiroja e dytë e Liges së pare franceze në kuadër të sezonit të ri 2020-2021 mes PSG dhe Marseille, shkruan Gazeta inFokus.

Skandalet në këtë ndeshje do të mbahen mend gjatë pasi gjithçka nisi në momentin kur Alvaro iu drejtua Neymarit me fyerje raciste, duke nxitur kësisoj reagim tek gjithë lojtarët.

Neymar teksa po lëshonte fushen pas marrjes së kartonit të kuq i tha gjyqtarit që Alvaro i kishte bërë fyerje raciste, nga çka edhe kishte reaguar ai.

-Advertisement-

Probleme mes kësaj dyshe kishte pasur edhe më parë pasi Alvaro sa ishte pjesë e Espanyol kishte ofenduar Neymarin për prejardhjen e tij racore.

Ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme gjyqtari i lojes dha 17 kartona, pesë prej të cilëve ishin të kuq, rekord ky në Ligen e parë franceze në shekullin 21.

Ndeshja përfundoj në favor të mysafireve me rezultat minimal prej

0-1 dhe kjo ishte hera e parë që Marseille fiton ndaj Parisit në një kompeticion që nga 2011, dhe për herë të parë si mysafir që nga viti 2010.

Kjo ishte xhiroja javës së dytë të Ligue 1 dhe Parisi nuk ka pasur fillim aspak të mirë duke humbur në të dy ndeshjet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera