Lajme

Çka ndodhi në Bruksel dhe si erdhi deri te 48 orëshi për targat?

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 22 November 2022

Bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel që zgjatën gati 8 orë nuk sollën asnjë marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të mbajtur në kryeqendrën evropiane me ndërmjetësimin e Bashkimit Evrpian nuk arritën ujdi rreth çështjes së targave.

Mirëpo në mesnatën e së hënës, shefi i ezkekutivit kosovar e mori parasysh kërkesën e amerikanëve për të shtyrë për 48 orë afatin për shqiptimin e gjobave për veturat me targa ilegale.

-Advertisement-

Që nga 1 nëntori me vendim të Qeverisë së Kosovës nisi së zbatuari masa e qortimit për të gjitha veturat me targa të lëshuara nga Serbi. Faza e dytë përfshinte gjobat deri në 150 eurosh, kurse e treta parasheh targa provuese.

12:40 – Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qeveria e vendit ta shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave.

Kurti u shpreh i lumtur që të do punoj me ShBA-të dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti.

Para pak minutave, ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë masën e gjobave për 48 orë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera