Çka ndodhi me kompaninë që ofronte dy mijë vende pune në Gjermani për kosovarët?
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 19 May 2019
Janë bërë pesë muaj që kur kompania gjermane e ashtuquajtur B.S.B Aviation kishte hapur konkurs për pranimin e dy mijë kosovarëve për të punuar në aeroportin e Hamburgut.
Mirëpo, kjo kompani ende nuk ka arritur të hapë dyert për pranimin e aplikimeve për dy mijë vende pune pasi vazhdon të jetë nën “llupën” e organeve të drejtësisë.
Qytetarët e mbledhur për konkursin e B.S.B AviationHetimet e Prokurorisë të nisura muaj më parë ende nuk kanë përfunduar e as licenca nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk i është dhënë kompanisë në fjalë.
Që nga tetë nëntori i vitit të kaluar qytetarët që i kanë mësyrë këtij konkursi janë në pritje të marrjes së ndonjë informacioni nga kompania lidhur me marrjen apo jo të licencimit.
Mirëpo, deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Kompania për qytetarët të interesuar për konkursin.
Në një përgjigje me shkrim të MPMS-së, zyrtarë të kësaj ministrie për Indeksonline bëjnë me dije se komisioni ka konstatuar se kjo kompani nuk mund të licencohet tani për tani.
Pa u sqaruar rrethanat të veprimtarisë së kompanisë, MPMS nuk do të licencoj.
“Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe lëshimin e lejeve për ofruesit jo-publik të shërbimeve të punësimit, duke u bazuar në udhëzimin administrativ përkatës, ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë “B.S.B Aviation” për licencim në ofrimin e shërbimeve të punësimit të kategorisë D dhe E. Komisioni, pas shqyrtimit të gjitha shkresave të kësaj lënde, si dhe duke u bazuar në shkresat e organeve kompetente të drejtësisë dhe sigurisë, ka konstatuar se kompania e lartpërmendur nuk mund të licencohet deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të veprimtarisë së kompanisë para aplikimit për licencim”, kanë bërë të ditur nga MPMS.
Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala për Indeksonline ka thënë se ata janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se licenca nuk prodhon pasoja juridike.
“Kjo kompani akoma nuk ka fillu me operu. Licenca nuk varet nga hetimet tona. Ne jemi në fazat fillestare të grumbullimit të informacioneve. Ne u kemi përgjigje Ministrisë me shkresë. Hetimet formale nuk kanë fillu dhe grumbullimi i informacioneve nuk krijon pasojat juridike”, ka thënë Shala.
Mirëpo, nga MPMS kanë deklaruar se deri në ndriqimin e rastit nuk mund ta licencojnë.
“Komisioni konsideron se pas sqarimit të rrethanave dhe pranimit të informatave nga organet kompetente do të dal me një vendim përfundimtar”, kanë theksuar në përgjigjen zyrtare të Ministrisë.
Kryeprokurori Shala ka thënë se kompania në fjalë nuk ka filluar të operojë.
Sipas udhëzimit administrativ për ofruesit jopublik të shërbimeve rrethanat në të cilat leja mund të pezullohet apo anulohet është nëse pronari apo punonjësi janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale mashtrim ose kontrabandim me qenie njerëzore.
Ndryshe, më parë Ambasada Gjermane është deklaruar se kompaninë në fjalë nuk e njeh.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...