Çka ndodhi dje në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 20 March 2024
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për diaogun, Miroslav Lajçak.
Para takimit trepalësh, emisari i BE-së takoi veç e veç të dy kryenegociatorët.
Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Lajçak, ka thënë se të hënën do të jetë takimi i ri në mes të dy kryenegociatorëve me ndërmjetësimin e tij në Bruksel.
Ishte hera e parë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës morën pjesë në bisedime të tilla, prej se Kosova, me një rregullore të Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt, ndaloi përdorimin e dinarit serb, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.
Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.
Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.
Petkoviq tha se është e rëndësishme që serbët në Kosovë të mund t’i marrin paratë e tyre në territorin e Kosovës dhe të mos shkojnë në Serbi për t’i tërhequr ato.
Në një intervistë dhënë REL-it në po të njëjtën ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.
Petkoviq tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe, ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse kjo, sipas tij, “do ta zgjidhte edhe çështjen e financimit të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë”.
Petkoviq tha se është gjithashtu e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje, e cila do të mundësonte vazhdimin e funksionimit të bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimorja e Postës.
Ai shtoi se pret që bisedimet të vazhdojnë “në frymë konstruktive”.
Petkoviq tha, po ashtu, se bashkëbiseduesi i tij nga Prishtina ka insistuar gjatë gjithë kohës për një lloj formalizimi të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Por, delegacioni serb, sipas tij, ka folur për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit, sepse marrëveshja për të, kujtoi ai, është nënshkruar tashmë edhe nga Beogradi, edhe nga Prishtina, ashtu si edhe nga BE-ja.
Bislimi tha se mund të ketë një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për t’u deklaruar rreth Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit vitin e kaluar.
Ai u tha gazetarëve se pala serbe konfirmoi se nuk është e gatshme ta zbatojë plotësisht atë.
Sipas Bislimit, kryenegociatori serb, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të Lajçakut, tha se marrëveshja me Kosovën “është problematike” për shkak të pjesës që ka të bëjë me statusin e Kosovës.
“Lajçak konstatoi se Serbia e ka problem të lëvizë në këtë drejtim dhe, rrjedhimisht, kjo do të duhej të diskutohej në një takim të ardhshëm me krerët e shteteve”, tha Bislimi.
Në postimin në X, Lajçak konfirmoi shkurtimisht se marrëveshja do të duhej të adresohej nga udhëheqësit.
DASh i mirëpret bisedimet në Bruksel
Diskutimet e mbajtura të martën në Bruksel për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës janë mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili u ka bërë thirrje që të njëjtat të vazhdojnë me urgjencë.
Zëvendës-zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media, ka thënë se thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali adekuat për të zgjidhur këto çështje të ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Këto janë bisedime që i mirëpresim, që po mbahen sot në Bruksel brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë diskutime për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ShBA-ja ka qenë e qartë duke shprehur shqetësimet e saj për rregulloren e re të BQK-së.
Ndërsa, javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.
Dy ditë më parë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar se BE-ja se do të vazhdojë presionin mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.
Pas një viti nga arritja e kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell ka theksuar se, ndryshe nga pritjet, zbatimi i marrëveshjes nuk është bërë.
Tashmë kanë kaluar 365 ditë qëkur Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































