Fokus

Çka ndodhë nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë Qeverinë për 15 ditë?

Autori: Halil Berisha 12:30 | 20 January 2020

Vetëvendosje dërgoi tek Presidenti Hashim Thaçi emrin e Albin Kurtit si mandatar për të krijuar Qeverinë e re.

E Hashim Thaçi të njëjtën ditë, më 20 janar, dekretoi emrin e Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, Vetëvendosjes ende nuk ka koalicion me asnjë parti për të krijuar ekzekutivin, pasi këtë nuk mund ta bëjë vet.

-Advertisement-

Për të votuar Qeverinë, Albin Kurtit i nevojiten plot 61 vota, andaj edhe duhet të krijoj koalicion me dikë tjetër.

Për këtë gjë për muaj me radhë ishte në bisedime me LDK-në por që deri tash dolën të pasuksesshme, shkruan gazeta inFokus.

Por, çka ndodhë nëse për 15 ditë Albin Kurti nuk arrin t’i siguroi 61 votat e duhura.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni 95, pika 2, tregon se prej datës së nënshkrimit nga Presidenti, mandatari ka kohë 15 ditë ta krijoi Qeverinë.

“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”.

Por, nëse nuk merr shumicën e votave, që i duhen, Vetëvendosje duhet ta emëroj një kandidat tjetër, shkruan gazeta inFokus.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i

Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës

Procedurë”, shkruhet në Nenin 95, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E nëse as këtë herë nuk zgjedhet Qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera