Çka ndodh në Kosovë pasi një i ri i përfundon studimet
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 24 December 2017
Mundësia e migrimit legal për në vendet e Evropës Perëndimore, po shtyn shumë të rinj kosovarë që të largohen nga vendi.
Kosova ka moshën mesatare më të re në Evropë dhe shkallën më të lartë të papunësisë, raporton “Deutche Welle”.
Largimi i të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur. Kosova, një vend i vogël Ballkanik me 1.8 milion banorë dhe me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë.
Valiant Ramosaj, është një i ri kosovar, i sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi “sistemi bankar”.
“Unë kam aplikuar në Universitetin e Vjenës, drejtimi informatikë ekonomike, jam pranuar dhe jam në pritje të marrjes së vizës që të largohem nga këtu. Nuk e kam gjetur perspektivën në Kosovë, thjesht jam një person që vazhdimisht kërkoj dhe mendoj se në Evropën perëndimore mund ta gjej vetën. Kam provuar ta gjej veten edhe në Kosovë, por jo”, ka thënë ai.
Problem për studentët kosovarë vazhdon të jetë marrja e një vize studimi. Pavarësisht që shumë të tillë janë pranuar nëpër Universitete të ndryshme evropiane, vonesa e vizës u ka vështirësuar planet. Me një problem të tillë përballet edhe Valianti, 24-vjeçar.
“Në fakt një semestër në Vjenë më ka humbur për shkak që akoma nuk kam vizë, sepse kërkesa për termin është shumë e madhe, por, Universiteti austriak e ka mirëkuptuar pozitën time dhe më kanë dhënë edhe një mundësi, sapo të vendosem në Vjenë”.
Besfort Ahmeti, është një tjetër i ri kosovar i sapodiplomuar, inxhinier i informatikës, por është i papunë.
“Deri më tash po besoj që kam aplikuar për punë në 30 ndërmarrje të ndryshme, por, pothuaj në të gjitha kushti kryesor ishte përvoja e punës. Unë natyrisht që nuk kam përvojë, sepse jam i sapodiplomuar dhe kam nevojë për punë. Dhe askund nuk pranohesha. Thjesht në Kosovë duhet ta kesh një lidhje të fortë diku, që të pranohesh në punë”, ka thënë ai.
Besforti së bashku me prindërit dhe vëllanë e vogël gjatë periudhës së luftës së Kosovës ka jetuar dy vjet në Gjermani.
“Gjatë vitit 1998-99 së bashku me familjen kemi qëndruar në Gjermani dhe pas përfundimit të luftës, babi në mënyrë vullnetare është kthyer në Kosovë. Por, po ta pyesësh tash, babi është penduar që është kthyer. Atëherë kam qenë shumë i ri, babi nuk me ka pyetur kur ka vendosur që të kthehet në Kosovë, por, tash që vendimet për të ardhmen time i marr vet, unë kam vendosur që ta provojë fatin në Austri, ose pse jo edhe në Gjermani”, ka shtuar ai për DW.
Në Kosovë çdo vit rreth 30 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës, ndërsa në anën tjetër as për së afërmi nuk hapen 30 mije vende të reja pune. Për këtë arsye në Kosovë niveli i papunësisë rritet, çdo vit.
Papunësia në Kosovë kohët e fundit ka shënuar rritje. Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti papunësia është rritur me 2.9%, bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Shkalla e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë mbi 35%.
Të tjera
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...