Çka m`u keni gju`!
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 27 December 2020
Nuk është problemi që m’u keni gju’, por problemi është se ‘s’po ju ndjej’!
Për mua ‘joshës’ është veç truri, e unë tru s’po shoh.
Unë mund ta shtoj dozën e të vërtetës e të bëhem e keqe.
Për shembull, të tregoj se pas luftës më 2001, po e renovoja banesën e blerë më 1999, dhe një një ditë, mjeshtri që punonte laminatin te unë, më kërkoi falje që duhej për pak të pauzonte se i duhej të shkonte te shtëpia e Rugovës për t’ia dërguar 1,000 Marka.
Më tregoi se për çdo muaj e ka për detyrë t’ia çojnte njëmijëshin.
Kur e pyeta a nënshkruan dikund kur i dorëzon paret, tha Jo, se më njohin. Shkoi, i dorëzoi paret duke i përbiruar te gilinderat e shtëpisë së Rugovës dhe u kthye i lumtur në banesën time.
A më shumë kam punuar unë a çika e Ibrahimi Rugovës! Nuk e kuptoj pse Ajo i ka një milionë euro, e unë s’i kam 3,000 Euro, me doganu një kerr t’vjetër prej Gjermanisë.
E ti Isa Mustafa, ty të kam xhan, o Romeo, o Don Zhuan, o tagrambledhës i 3 për qindshit, o dinamit i LDK-së!
Romeo tash do t’i shpërblejë besnikët e LDK-së.
Çka është besnikëria?
Besnikëria do me thënë tjetër kënd mos me shiku…
A çka?
Familja na mëson që nga vegjëlia të jemi të sinqertë dhe ‘besnik’ por kurrë nuk na mësojnë se si ta identifikojmë tradhtarin para se me na djeg! Në vend se të na mësonin se si t’i njohim mashtruesit, ata na mësuan të jemi besnik dhe viktima perfekte të mashtruesve. Ani kur të këshillojnë ‘besnik banu e besë mos zë’
Besnikëria është luks i madh.
Besnikëve të LDK-së ua keni marrë pasurinë, ua keni marrë t’gjalltë, ua keni marrë rininë, dhe i keni lënë rrugëve, vetmitarë.
Ju jeni një klan mafioz dhe shumë i rrezikshëm. Ju e keni ‘mbytur’ vetveten e s’po e ‘mbysni’ popullin.
Mos ma ndalni zullumin, helbete mos sa më shumë që më ‘mundoni’, po m’ngjallen ndjenjat. Me pas mundësi, me m’ndëshku japançe, me një palë këpucë japoneze, tre numra më të vogla se numri im!
E nëse unë kam fat (qysh ka filluar t’më buzëqesh fati kohëve të fundit), dhe e lexon këtë hall timin dikush që di t’i bëj kryq dy fjalë, le t’më tregoj pse unë nuk ndjej asgjë kur më shajnë.
Kushdo që më njeh mirë, e di se unë nuk ndjej kur shamja nui ka sharm dhe dije. Kur më shan me stil, me metafora, me simbolikë dhe me sharm, po, më pëlqen shumë kur gjendet dikush që ma ‘frohë’.
Ani kur më thonë ‘e frustruar seksualisht’, se zanat e kanë shqiptarët t’i përndjekin beqarët (plus që s’di ku po shkruan që unë jam beqare).
Mos e nënvlerëso ‘kukën time’, Unë jam si një ‘seks bombë’ e pashpërthyer e Luftës së 2-të botërore.
Unë e ‘ha’ veç me t’mirë, dhe me butësi, ndjej veç kur më trajtojnë mirë, kur më trajtojnë keq dhe më shajnë, nuk ndjej asgjë.
Më qeshet shumë kur po i shoh disa kentues që mendojnë se më kanë lënë mendtë dhe do të varem prej tyre e do të dal t’ua kërkoj votat me tas.
Jo oj zemër, unë s’kam lyp bukë në luftë, kur kam qenë duke vdekur urie (kam qindra dëshmitarë që të tjerët kanë lyp bukë edhe për mua, dhe më kanë shpëtuar, se sa për mua, të varej prej meje, do të kisha vdekur urie), e po lypi vota.
S’vjen n’shprehje. Veç nëse m’i bini votat te shpija, s’muj me ju ndal, se përndryshe s’ka shansë.
Unë nuk lyp asgjë!
Sepse, mendoj se unë s’kam asnjë nevojē për asgjë, përveç për bukë, ujë, muzikë, humor dhe poezi.
Berishtë e kanë inatin e madh, ky është ‘mallkimi’ ynë.
Na ka mallkuar Ai Skënderbeu.
Sipas një legjende, Skëndërbeu demek e paska pas mallkuar Berishën e Muhurrit kur mori vesh se po bashkëpunonte me turqit dhe (sipas modës së kohës) u bë myslman. (E që vet e ka pas emrin Skënder dhe ka bashkëpunuar me turqit, ia ka falë vetes atë kabahat).
E pastaj, na ka mallkuar:
‘Si n’të raj, si në pleqnajë,�Kurrë mos u bëfsh tri shpajë’.
Kuptohet, nëma e Skënderbeut nuk është pranuar nga Zoti. Përkundrazi, ka pas efekt të kundërt.
Sot, më shumë ka Berishë se sa zogj. Dhe më shumë ka xhamia se sa shkrime për Skënderbeun. Pra, Heroi ka arritur efekt të kundër!
P.S. ‘Mora çifte e dola për gjah
E çiften e mora me gjithë zagar
E çiften e kam me leje mor aman aman
Çiftja bam, e zagari ham’
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...