Fokus

Çka kishin bërë tre të rinjtë në Kosovë që i arrestoi FBI?

Autori: Halil Berisha 11:45 | 17 September 2020

FBI bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar tre të rinj në Kosovë.

Fjala është për E.J – 22 vjeçar, Ç.B – 22 vjeçar dhe V.S – 24 vjeçar, shkruan Gazeta Infokus.

Këta të tre ishin pjesë e një grupi hakerësh.

Ata bashkë me njëri tjetrin dyshohet se fillimisht kanë targetuar shënjestra për sulm.

Kjo duke i sulmuar ata online e duke u vjedhur të dhëna të ndjeshme sikur të dhëna bankare, kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, e-mail adresa e fjalëkalime e numra telefoni.

Më pas të njëjtit kanë krijuar një platformë online, por të çasshme veç në “DARKËEB”.

DARKËEB është pjesa e fshehur e internetit, që për çasjen në të duhet mjete të veçanta e që kryesisht përdoret për gjëra ilegale.

Kjo pasi përcjellja në këtë pjesë të fshehur të internetit është shumë më e vështirë për shkak se gjurmët fshihen, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë platformë të krijuar në DARKËEB, këta të tre kanë shitur të dhënat e vjedhura, bashkë me virusë të ndryshëm kompjuterik e mjete për sulme kibernetike.

E pas kontrollës në dy lokacione pas hetimeve të bëra nga Policia e Kosovës dhe FBI, janë sekuestruar shtatë shtëpiza kompjuteri, tre laptop, katër hard disqe, shtatë telefonë mobil, pesë USB memorie, dy mikro SD memorie, 2625 euro dhe dokumentacione të ndryshme./Gazeta Infokus/

Të tjera