Rozë

Çka i bëri sërish bashkë djemtë e “Ritmi i Rrugës”?

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 03 June 2021

“Ushtari i rrugës”, “Përjetësisht” dhe “Ngritu tash” janë vetëm disa nga hitet e grupit “Ritmi i Rrugës”. E kush nuk i mban mend këngët dhe djemtë që na ngrohnin zemrat shumë vite më parë.

Mirëpo, duket se ata janë bërë “sërish” bashkë, por jo për t’u rikthyer si grup.

-Advertisement-

Së fundmi, Memli Krasniqi ka postuar një fotografi të re në Instastory përmes së cilës ka uruar mikun e tij Arbër Recin për ditëlindje.

Imazhi i cili tregon bashkë të dy ish-anëtarët dhe themeluesit e grupit të dikurshëm, ka një urim mbi të. “Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Memli për Arbrin.

Ritmi i Rrugës nuk ekziston më si grup pasi Krasniqi dhe Reci shumë vjet më parë hoqën dorë përfundimisht nga muzika për të vazhduar me profesione të tyre përkatëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera