Çka është angazhimi konstruktiv i Vuçiqit, Escobar përgjigjet: Është i gatshëm ta pranojë planin e BE
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 03 February 2023
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ka shpjeguar komentin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, pas bisedës telefonike që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Escobar e pyet nga Pavlovic Today se çfarë konsiderojnë SHBA-të një “angazhim konstruktiv”, transmeton Gazeta Express.
“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive”, shpjegoi Escobar.
Escobar po ashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kuvendin serb në seancën e nxehtë që u mbajt për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman.
Ai tha se reagimi i ashpër nga opozita kundër këtij plani është normal dhe se është mirë të dëgjohen pikëpamjet e ndryshme.
“Reagimet janë normale. Çështja e Kosovës është një çështje shumë emocionale për Serbinë. Është vendi ku ata shqetësohen shumë se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen, çfarë do të thotë për serbët që jetojnë atje. Por është një gjë e rëndësishme që ata duhet t’i kushtohen”, tha Escobar.
Parlamenti serb, sipas Escobar, është “një forum i mirë për diskutim”, një vend ku mund të dëgjohen të gjithë zërat. “Ju po dëgjoni njerëzit që janë shumë kundër marrëveshjes dhe po dëgjoni nga njerëz që janë kundër elementëve të marrëveshjes, por në përgjithësi e mbështesin atë. Dhe ju po dëgjoni nga Presidenti për nevojën për të ecur përpara”.
Fryma e hapur polemike, thotë Gabriel Escobar, pavarësisht bujës së pahijshme të ligjvënësve nga partitë opozitare që mbajnë shenja “Jo kapitullimit” dhe “Tradhtisë” dhe protestojnë me zë të lartë kundër propozimit franko-gjerman, nuk duket se e shqetëson atë.
“Jo, dua të them, të jem i sinqertë, kjo është e gjitha brenda kornizës së tyre politike. Ata duhet ta diskutojnë atë. Unë mendoj se të gjitha shqetësimet dhe të gjitha kundërshtimet duhet të plotësohen dhe të tejkalohen”, tha Escobar.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...