Lajme

Çka duhet të bëni nëse keni simptoma jo të forta të koronavirusit?

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 06 April 2020

Në rast se ju paraqiten simptoma jo të forta të koronavirusit, atëherë sipas Shëndetit Publik të Anglisë, qytetarët duhet që të vetizolohet e të mos kenë kontakt me askënd për të paktën shtatë ditë.

Sipas BBC, qytetarët nuk duhet të paraqiten tek mjeku vetëm në rast se janë të shqetësuar, por ta përcjellin gjendjen, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në rast se e kuptoni që keni pasur kontakt me një të infektuar atëherë duhet që t’i lajmëroni menjëherë institucionet përkatëse, e të vetizoloheni duke mos pasur kontakt me askënd derisa edhe të respektoni me përpikmëri instruksionet e institucioneve.

-Advertisement-

Megjithatë, BBC shton që këto masa ndryshojnë nga vendi në vend, mirëpo në krejt botën vlen këshilla e vetizolimit e mos-kontaktit me persona tjerë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera