Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 15 July 2020

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren, ora 11:00)

-Advertisement-

Ambasadori Heldt iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të Kosovës rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

Me rastin e “15 Korriku-Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, organizon ceremoninë përkujtimore si dhe ekspozitë të fotografive. (Instituti Yunus Emre, Prishtinë, ora 11:00)

Për nder të 75-vjetorit, Organizata e Kombeve të Bashkuara, organizata YMCA në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, organizojnë panelin e diskutimit 75 minuta për 75 vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera