Lajme

Çka do të ndodh me Vjosa Osmanin, tregon Isa Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 25 March 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka hedhur poshtë mundësinë e përjashtimit të Vjosa Osmanit nga partia, pavarësisht votimit kundër të saj për rrëzimin e qeverisë Kurtit, mocion i ngritur nga LDK.

“Duhet të zhvillojmë një diskutim të brendshëm do të mundohemi që këto praktika ti evitomi që vendimmarrja në kuvend të jetë më unike. Vjosa osmani nuk do te përjashtohet por ne do të ulemi të diskutojmë se cilat janë mendimet e qëndrimet e saj”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK të votojnë kundër qëndrimeve të LDK. Sipas tij flitet shumë për demokraci të brendshme por edhe kësaj nuk mund ti themi demokraci.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për hapat tutje pas votimit të mocionit.

Ai ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të bëjë kualicion me PDK, por nuk ka përjashtuar mundësinë që LDK të qeverisë me parti tjera.

“Partia do t’i qëndroj besnik gjitha marrëveshjeve dhe vendimeve. Ne në këshillin  e përgjithshëm jemi caktuar se nuk bëjmë koalicion me PDK, nuk ka një vendim të prerë apo edhe vi të kuqe për AAK, NISMA, AKR, minoritetet< ka deklaruar Mustafa, në Pressing.

Por këtë ai ka deklaruar se do ta bëjë pas shterjes së mundësive kushtetuese.

“Vetëvendosja do ta merr mandatin nga presidenti, nëse VV se bënë atëherë ekziston mundësia që qeverinë ta bëjnë partitë tjera, por aktualisht duhet të presim. Do ti përmbahemi premtimeve që i kemi dhënë qytetarëve”, ka deklaruar Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera