Lajme

“Civilët po vdesin, s’ka ujë, gaz e as ngrohje”, thotë kreu i rajonit të Chernihiv

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 12 March 2022

Sulmet raketore ruse kanë shkaktuar dëme në veri dhe në jug të qytetit Chernihiv.

Kështu ka bërë të ditur kreu i administratës së rajonit Chernihiv, Vyacheslav Chaus, i cili tha se një hotel, 100 kilometra në veri të Kievit, që shpërbente si pikë referimi në qytet, është bombarduar gjatë natës.

Ai, tutje tha se ka civilë ukrainas që po vazhdojnë të vdesin e shumë njerëz po plagosen.

-Advertisement-

“Armiku po vazhdon të lëshojë sulme ajrore në qytetin e Chernihiv. Civilët po vdesin, shumë njerëz po plagosen. Ata po granatojnë infrstrukturën civile, ku nuk ka ushtri”, ka thënë ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Chaus shtoi se qyteti s’ka energji elektrike, ujë, gaz e as ngrohje, teksa tha se gjatë të premtes përpjekjet për të rivendosur energjinë elektrike kishin sukses, rusët sulmuan përsëri rrjetin elektrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera