Sport

City vazhdon me fitore

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 12 March 2018

Manchester City ka vazhduar me paraqitje fantastike në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Stoke Cityn me rezultat 0:2.

Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore 2:0 ndaj Stoke Cityt në udhëtim, duke iu afruar titullit të Premierligës në vetëm tetë pikë.

Të dy golat në fitoren e “Citizen” i ka shënuar mesfushori spanjoll, David Silva, me dy asistime të Raheem Sterling.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri, i cili kishte paraqitje shumë të mirë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kryeson kampionatin më 81 pikë, 16 më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera