City mposht Totenhamin dhe rimerr kreun

Autori: Gazeta inFokus
07:38 | 30 October 2018
Kampionati anglez i futbollit mbylli javën e tij të 10 me një sfidë spektakolare të luajtur në stadiumin legjendar “Wembley”, ku Tottenhami vendas priti kampionat në fuqi të Premier Leagues, Manchester City-n.
Këta të fundit arritën të marrin një 3-pikësh shumë të vuajtur, falë fitores me rezultatin minimal 0-1, të siguruar që në minutat e para të takimit, pas golit të shënuar nga futbollisti i ardhur janarin e këtij viti nga Leicester, Mahrez.
Skuadra e Guardiolës e nisi me mjaft vrull sfidën dhe arriti të gjejë avantazhin që në minutën e 6’ të sfidës, me anë të fantazistit Rijad Mahrez.
Gjithçka nisi pas një topi të gjatë të dërguar në drejtim të Sterling dhe ky i fundit përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtësit të londinezëve, Trippier, dribloi atë dhe shërbeu për Mahrez, i cili me portën e boshatisur, e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.
Tottenhami u mundua të reagojë, por 2-3 raste sporadike të kapitenit Harry Kane ishin shumë pak për të kërcënuar portën e “qytetarëve”, ndërsa edhe portieri brazilian Ederson u tregua në lartësinë e detyrës, sa herë që u vu në provë.
Nga ana tjetër, skuadra e Guardiolës ishte shumë më e kthjellët dhe e rrjedhshme në lojën e saj gjatë pjesës së parë dhe me pak më tepër kujdes e qetësi, mund të kishte shënuar sërish me Mahrez, që këtë herë gaboi shënjestër.
Pjesa e dytë u luajt nën një ritëm tjetër loje, të diktuar nga skuadra e Tottenhamit, që shfaqi një impenjim dukshëm më të lartë dhe kërkoi me ngulm të shmangë humbjen përballë tifozëve të saj.
Gjithsesi, skuadra e Guardiolës ia doli të mbrohej mjaft mirë, duke limituar rrezikun që vinte nga sulmuesi kundërshtar, Harry Kane, ndërsa në jo pak raste, arriti të kundërsulmojë rrezikshëm, duke iu afruar ndjeshëm golit të dytë.
Vërshëllima e 3-fishtë e gjyqtarit kryesor Friend vulosi triumfin minimal 0-1 të Manchester Cityt, që rimerr edhe njëherë kreun e renditjes, me 26 pikë, aq sa edhe Liverpooli ndjekës, ndërsa Tottenhami zbret në vendin e 5-të, me 21 pikë, një më pak se Arsenali i vendit të katërt.

Të tjera
-
Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë...
-
Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit p...
-
Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët ...
-
Besimtarët muslimanë sot festojnë Fitër Bajramin
Sot, besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajrami...
-
Mot dhe shi, parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të kemi mot me vranësira dhe reshje të herëpashershm...
-
Sot është kthyer ora
Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si...
-
Falet namazi i Fitër Bajramit
Është falur namazi i Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pej...
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...
-
26 vjet nga vṛasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fej...
-
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët për viza për në SHBA
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për perso...
-
Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një pu...
-
Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë
Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga...