Sport

City mposht Chelsean, kryeson tabelën

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 15 January 2022

Manchester City ka arkëtuar tri pikë të reja nga derbi me Chelsean të zhvilluar të shtunën në kuadër të javës së 22-të të Premier Ligës dhe kështu i ka dhënë një goditje të madhe luftës për titull në këtë kampionat.

Fitoren minimale (1-0) skuadrës së Pep Guardiolas ia siguroi mesfushori nga Belgjika Kevin De Bruyne me golin e tij të realizuar në minutën e 70’ të ndeshjes, transmeton KosovaPress.

Kjo fitore e bën Cityn tani më një pretendent ta padiskutueshëm për titull për shkak se ka 13 pikë më shumë se Chelsea që mban vendin e dytë, diferencë kjo mjaftë e madhe në pikë e cila vështirë se mund të shkrihet në javët në vazhdim nga skuadrat e mëdha të Premier Ligës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera