Lajme

Çitaku: Vjosa Osmani ishte e zëshme ndaj shefave sa ishte në LDK, me Kurtin spo e çel gojën

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 01 July 2023

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës Vlora Çitaku ka folur edhe për rolin e presidents Vjosa Osmani pas zhvillimeve të muajve të fundit në vend.

Çitaku na solli në mendje se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e çel gojën për asgjë.

“E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në avanturat e kryeministrit Kurti”, tha ajo.

-Advertisement-

Dhe për zyrtaren e PDK’së kjo heshtje e të parës së vendit është e “frikshme”.

“Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidents këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme”, theksoi ajo./Lajmi.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera