Lajme

Çitaku: Vajzat e Prishtinës më shumë frikësoheshin nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 20 October 2017

Ditën e djeshme Enver Sekiraqa i akuzuari për vrasjen e policit Tiumf Riza është liruar nga masa e paraburgimit.

Pas lirimit të tij ka reaguar ambasadorja Vlora Çitaku e cila thotë se ai është një kriminel ordiner.

“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. Nga gjygjtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, Sekiraqa është liruar në arrest shtëpiak. Ai është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vite burgim për vrasjen e Triumf Rizës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera