Çitaku tregon detaje për sulmin me vezë
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 18 May 2017
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar për sulmin e bërë drejt saj teksa kjo e fundit po e mbante një ligjëratë në Universitetin e Denverit.
Çitaku ka thënë se ky ishte nj♪7 incident i vogël, por që i vie keq që ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, transmeton infokusi.com
Ajo ka thënë se nuk do të ngrëh padi ndaj vajzës por shpreson që këtë të mos e bëjë as Universiteti i Denverit
Postimin e plotë të Çitaku bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Së pari faleminderit shumë për mesazhet e shumta.
Më duhet ta sqaroj, që as që e kam pasë ndërmend ta publikoj incidentin. U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël, e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal.
Më vije keq që ky incident I vogël ka trazuar familjen time në Kosovë.
Poashtu më vije keq që e tëra ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, të cilët nuk po kuptonin cka po ndodhte.
Policia e Denverit erdhi menjëhere. Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze. Nuk pranova të hap rast dhe të ngris padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Univerzitetin e Denverit mos të bëjë dicka të tillë. Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë asesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm. Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se cka do të thot të kesh në historik një gjë të tillë.
Unë pajtohem që secili ka të drejtë të bëjë pyetje, të shprehë mendimin, të kritiojë, të kërkojë llogari. Por asesi nuk duhet të sulmojmë dhe të fyejmë njëri tjetrin.
Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti.
Edhe me kaq po e mbyllim këtë temë :-)”/INFOKUSI
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...