Lajme

Çitaku tregon cilat fotografi i mbante në zyrë kur ishte ministre

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 08 March 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në Ditën e Gruas ka treguar se cilat fotografi i mbante në zyrë.

Çitaku ka thënë se sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyrës kishte vendosur fotografitë e grave shqiptare.

Ajo thotë se të njëjtat i ka pasur frymëzim.

-Advertisement-

“Sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyres sime pata vendosur fotografitë e grave shqiptare të cilat kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike. Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni. E detyra jonë është që rruga drejtë sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit. Lufta për barazi nuk ka filluar me ne. Lufta vazhdon”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera