Lajme

Çitaku: Procesi i dialogut ka degraduar

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 23 February 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një intervistë për “Info Magazinën” , ndër të tjera ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin evropian.

Ajo është shprehur se procesi i dialogut ka degraduar dhe se se propozimi evropian nuk është një marrëveshje finale.

“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një degradim të procesit, dokumenti i tillë çfare është nuk ka pikur nga qielli, ai është produkt i negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe fatkeqësisht i tillë çfare është nuk është një marrëveshje finale, është një zotim, një deklaratë politike përmes së cilës të dyja palët sigurojnë ndërmjetësinë, në këtë rast z.Lajçak që do të vazhdojnë procesin e dialogut dhe do të implementojnë të gjitha të gjitha marrëvshjet e arrira, përfshirë edhe Asociacionin”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera