Lajme

Çitaku përkrah reagimin e Ambasadës së Zvicrës ndaj Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 09 December 2019

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka përkrahur reagimin e Ambasadës së Zvicrës ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për mohim të krimeve serbe në Kosovë.

Ambasada e Zvicrës këtë të hënë reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit dhe kërkoi pranimin e fajit nga Serbia si kusht për të ecur përpara, shkruan gazeta inFokus.

“Pranimi i fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për të kaluarën janë një parakusht për pajtim kuptimplotë dhe afatgjatë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ambasadës.

-Advertisement-

Çitaku e ka cilësuar si dënim të qartë dhe të pastër ndaj deklaratave skandaloze, duke thënë se shteti zviceran i trego gjërat siç janë.
“Dënim i qartë dhe i pastër i deklaratave skandaloze të bëra nga presidenti i Serbisë. Zvicra i tregon gjërat sic janë”, ka thënë Citaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera