Lajme

Çitaku për VV’në: Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 30 October 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të menaxhmentit të Trepçës i cili ka marr vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim e që sipas saj vendimet si ky “shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë.
Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet.
Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera