Lajme

Çitaku për vizat: Kontributi i vetëm i VV-së dhe Kurtit është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 18 December 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook tha se liberalizimi i vizave është një lajm i mirë, ndonëse i vonuar për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se kontributi i vetëm i VV-së dhe kryeministrit Kurtit në këtë proces, sipas saj, është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, përcjell Klankosova.tv.

“Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite”.

-Advertisement-

“Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar. E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë”, ka shkruar Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera