Lajme

Çitaku për Rita Orën: S’ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 27 August 2023

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos ku shihet Rita Ora duke e mbajtur flamurin serb.

Ajo ka thënë se artistët dhe sportistët kosovarë kanë depërtuar edhe aty ku diplomacia e ka pasur të pamundur

Gjithashtu, ajo ka shkruar se Rita nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën, për të treguar historinë tonë.

-Advertisement-

“Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën. Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur.  E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë.  Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar Çitaku.

Pak më parë ka reaguar Rita Ora, duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet e përfaqësonte.

Rita Ora ka thënë se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Tutje, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte që të mos e respektonte trashëgiminë e saj ose të mërziste popullin dhe familjen e saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”.

“Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, ka thënë Rita Ora për Klanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera