Lajme

Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 29 November 2024

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu Hyseni. Çitaku pretendoi se deputetja e LVV-së po përpiqet të shpif sikur deputetë të PDK-së kanë ndikuar që Bashkimi Evropian të mos ia heq masat Kosovës.

“Të mërkurën mbrëmë deputetja e LVV-së Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka shpifur se zyrtarët PDK-së kanë ndikuar në mosheqjen e sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian, dhe ky është tentim për të denigruar jo vetëm këta individë por edhe PDK-në. Andaj PDK do të ngrisë padi ndaj deputetes Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Kosova fatkeqësisht është nën sanksione për shkak të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Masat ndëshkuese Kosovës ia ka sjell Albin Kurti dhe qeveria e paaftë e Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera