Lajme

Çitaku pas ndihmës nga Shqipëria: Disa mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 15 August 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike.

Ajo është shprehur se këtu ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera