Lajme

Çitaku ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në një shkollë në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 03 May 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ngushëlluar familjarët e viktimave për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në një shkollë në Beograd ku mbetën të vrarë nëntë persona.

“Ditë tragjike në Serbi. Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Ndryshe, 8 fëmijë dhe një rojë sigurie kanë mbetur të vrarë nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Serbi. Ata janë vrarë nga shoku i tyre i klasës, i cili është 14 vjeçar. Po ashtu raportohet se edhe një mësues dhe 6 tjerë janë të plagosur.

-Advertisement-

Të shtënat ndodhën në orën 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë hapi zjarr ndaj sigurisë dhe nxënësve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera