Lajme

Çitaku: Ne jemi me qeverinë kur ballafaqohemi me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 01 June 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit, deklaroi se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mos sillemi me arrogancë.

“A e dini ju cili është vendi më sovran në planet? Koreja e Veriut! Në shekullin në të cilin jetojmë – kur bota është më e ndërvarur se kurrë më parë, ku ne synojmë që të bëhemi pjesë e aleancave rajonale, evropiane, transatlantike  – aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, deklaroi ajo për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Ne jemi me kryeministrin, ne jemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës kur vije puna te ballafaqimi me Serbinë, dhe kjo është një ndër arsyet kryesore pse ne kemi marr pjesë ne zgjedhje se s’kemi dashur ta lëmë kryeministrin vet aty”, u shpreh Çitaku, duke thënë se PDK e fton Kurtin që të ketë kujdes me veprimet që prekin aleancat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera