Lajme

Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në KiE i kanë shërbyesit civilë

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 25 April 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se meritat më të mëdha për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës i kanë shërbyesit civilë.

Çitaku, e ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Qeveria e Kosovës aplikacionin për KiE e kishte gjetur të gatshëm.

“Meritat i kanë para se të gjithash qindra shërbyes publikë që kanë punuar ditë e natë për formimin e institucioneve të pavarura të Kosovës, është punuar shumë gjatë që të përgatitet aplikacioni dhe qeveria e ka gjetur këtë aplikacion të gatshëm. Por, edhe është krijuar edhe një kontekst i ri gjeopolitik”, tha Çitaku.

-Advertisement-

Çitaku, mes tjerash, tha se edhe kriteret për liberalizimin e vizave shteti i kishte përmbushur shumë më herët, njofton Klankosova.tv.

“Kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i ka përmbushur shumë më herët, por konteksti politik është ai që ka diktuar momentumin e dhënies së dritës së gjelbër. Përvoja e deritanishme na tregon më së miri që vendimet e kësaj natyre nga ana e institucioneve evropiane nuk ndërlidhen ekskluzivisht me përmbushjen e kritereve por edhe nga konteksti politik” u shpreh Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera