Lajme

Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 22 March 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sjellë Marrëveshjen e Ohrit, ku bën pjesë Asociacioni dhe nuk bën pjesë njohja nga Serbia.

Në një status në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti kritikuar ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ndërkohë që ato dokumente po i përdorë vet.

Ky është statusi i plotë i saj:

-Advertisement-

Kryeministri paska deklaruar se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.

Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet:

1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Çfarë na solli Albini?

Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera