Lajme

Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me SHBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 25 April 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarë të lartë amerikanë. Ajo ka thënë se është e kënaqur që Kurti po shpreh mirënjohje e respekt për SHBA-në, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tij kundër politikanëve që kanë qenë të bashkërënduar me politikat amerikane ka qenë i gabuar.

“Sinqerisht, dhe pa cinizëm, po më vije mirë që, më më fund, Kryeministri i Kosovës po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve, më herët, për qëndrime të bashkrenduara me SHBA-të, Kryeministri i sotëm na ka etiketuar si tradhëtar, të nënshtruar, e të shantazhuar. Por, këto qëndrime të kundërshtuara ashpër atëherë nga Z.Kurti, i kanë sjellë Kosovës lirinë (përmes Rambujesë), i kanë sjellë pavarësinë, (përmes procesit të Vienës), dhe i ka sjellë MSA-në (përmes dialogut në Bruksel)”, thotë ajo.

Ajo ka kujtuar një konferencë të Kurtit që e kishte thirrur lidhur me një shkëmbim letrash të ish kryeminsitrit Hashim Thaci dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ajo shton edhe kudnërshtimet ndaj ish-Sekretares së Shtetit Madeliene Albright.

-Advertisement-

“Mes tjerash, Z. Kurti, atëbotë ka pasë thirrur edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të denoncuar një shkëmbim letrash mes Kryeministrit Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s. E mos të flasim për zhurmat e paarsyeshme të Z. Kurti lidhur me angazhimet e ish-Sekretares Albright në mbështetje të Kosovës. Këto të fundit i kanë të publikuara në fletushkat e Vv-së. Kryeministër, a jeni vendosur në linjë me SHBA-të, se dialogu me Serbinë për marrëveshje finale me njohjhe reciproke është çështje urgjente dhe se kërkon angazhim serioz edhe nga Kosova? Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen e Ëashingtonit (marrëveshje të cilën e mbështetë administrata Biden)? Kryeministër, a e ke pasë gabim atëherë a tash?”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera