Çitaku kritikon ambasadorin e Kosovës në Francë që votoi në zgjedhje atje: Jo-diplomatike dhe jo-profesionale

Autori: Gazeta inFokus
20:21 | 24 April 2022
Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kritikuar Mehdi Halimin, ambasasdor i Kosovës në Francë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale franceze.
Halimi e ka bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje vet sot nëpërmjet një fotografie duke votuar e ku bënte thirrje të gjithë kosovarëve me të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë, shkruan lajmi.net.
Çitaku e ka konsideruar këtë si sjellje aspak profesionale e madje edhe jo-diplomatike.
Nënkryetarja e PDK-së është shprehur se dyshtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Kosovë edhe në Francë, por fakti që i ka dy shtetësi, Halimi nuk duhej të votonte në zgjedhjet atje.
“Dy-shtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Kosovë edhe në Francë. Fakti që Ambasadori i Kosovës në Francë ka dyshtetësi, nuk është precedan. Kemi pasur raste të tilla edhe më herët.
Por, kur e pashë në lajme se Ambasadori ynë paska dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të Frances, e bile bile paska postuar në Facebook, sinqerisht mendova se është ndonjë fake news. Është jo diplomatike dhe jo profesionale. Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Çitaku.

Të tjera
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...