Lajme

Çitaku këshillon Kurtin para takimit në Bruksel: Të sillet përgjegjshëm, Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 14 September 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka dhënë disa këshilla për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, para se i njëjti të takohet me palën serbe në Bruksel.

Çitaku ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të sillet përgjegjshëm, ndërsa ka thënë se Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.

“Sot kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, nënkryetarja e PDK-së është shprehur se “sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur”.

“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë”, ka përfunduar Çitaku.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ditë më parë Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimeve.

BE ka njoftuar se Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do t’i nisë takimet me liderët në ora 09:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

Siç është bërë e ditur, takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, gjersa pas përfundimit të takimeve do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera