Çitaku kërkon të nisin hetime mbi raportimet për planifikimin e vrasjes së Dick Martyt

Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 14 April 2022
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nisë hetimet pas raportimeve se Shërbimi Sekret serb ka provuar të vrasë ish-raportuesin në Këshillin e Evropës, Dick Marty për t’ia vënë fajin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’ e ka bërë një kërkesë të tillë.
“Qeveria e Kosovës duhet të fillojë menjëherë hetimet parlamentare dhe të inteligjencës për raportet e konfirmuara tani se shërbimet serbe u përpoqën të vrisnin Dick Martin për t’ia hedhur fajin UÇK-së”.
“Ai është i njohur për një raport të dyshimtë mbi krimet e luftës, i cili është ushqyer edhe nga shërbimet inteligjente serbe. Çështje e kalbur”, ka shkruar ajo.
Në emisionin “Mise au Point”, në Radiotelevizionin e Zvicrës tek kanali “RTS 1”, Marty kishte thënë se ishte habitur se nuk ishin shqiptarët ata që planifikuan vrasjen e tij, meqë supozohej se ata do kishin një arsye, por në fakt ishin serbët që ia donin vdekjen.
“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, tha Marty.
Por, habia i kishte pushuar, kur kishte kuptuar planin e inteligjencës serbe.
Ata donin ta vrisnin, por të krijonin përshtypjen se vrasjen e kanë kryer shqiptarët dhe vrasja do lidhje me kohën kur Hashim Thaçi, njeriun që dikur e kishte përgojuar Marty, ishte arrestuar dhe dërguar në Hagë.
Për këtë arsye, prej kohësh atij iu desh të qëndronte i ruajtur nga policia e armatosur rëndë.
Që nga dhjetori 2020, Dick Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ai do të kërcënohej me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe. Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik ndaj Beogradit.
“Me 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”.
Madje policia i kishin thënë se ai është në rrezik të shkallës së pestë, shkalla më e lartë e rrezikut, prandaj i ishte ofruar ndryshim i identitetit dhe adresës.
“Shkalla pesë nënkupton që të zhdukesh, por unë s’mund ta bëja këtë”, thotë Marty, “prandaj, kemi qëndruar në shkallën katër deri më tani”.
Marty dhe gruaja e tij kishin pranuar policinë në shtëpinë e tyre të cilët ishin të armatosur rëndë, deri në mbajtje edhe granatsh dhe kishin qëndruar ashtu për katër muaj e gjysmë. /Albanianpost.com
Kosovo gov must immediately start parliamentary and intelligence inquiry into now confirmed reports that Serbian services tried to kill Dick Marty to throw blame to KLA. He is known for a questionable report on war crimes that was also fed by Serbian intel services. Rotten affair
— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) April 14, 2022

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...